MN: Giroud dhe jo vetëm. Objektivi i sulmit kuqezi është talenti brazilian. Po punohet fort!

“Kërkojmë një të ri që mund të luajë me Ibrahimovic dhe Giroud. Por, të shohim deri në fund”…

Praktikisht, Maldini ka dalë hapur se merkato në sulm nuk mbyllet me Giroud dhe pritet një tjetër goditje, por këtë herë nën filozofinë e Elliott për linjën e gjelbër…

Edhe pse kanë dalë shumë emra, i duhuri është ai i Kaio Jorge. Talenti brazilian pëlqehet jashtë mase nga drejtuesit dhe ajo që ka bërë në Libertadores ( 5 gola) dhe me Santos e vendosin në krye të listës.

Kontrata e tij skadon në dhjetor të këtij viti dhe Santos ka nevojë ta shesë pasi nuk do të pranojë rinovimin.

Flitet për një shifër e barabartë me 7-8 mln euro për arkat e klubit brazilian por komisioni është pjesa më e vështië, pasi agjenti i tij Bertoluçi kërkon 10 mln euro.

Edhe Antonio Vitiello i MilanNews e ka konfirmuar në editorialin e tij. “Milani do të bëjë të pamundurën për ta marrë Kaio Jorge”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu