MN – Edhe Tonali “out”, trajneri parandaloi dëmtimin e rëndë! Por sezoni kuqezi duket i mallkuar

Sandro Tonali u detyrua të dilte nga fusha në fund të pjesës së parë dhe në 45′ e dyta në fushë në vend të tij zbriti Meite përkrah Kessie.

Kjo pasi mesfushori italian pati një kontrakturë në kofshën e tij dhe trajneri Pioli për të mos e rrezikuar në prag të kalendarit të ngjeshur, e nxorri si masë parandaluese – raporton Milannews.it.

Ndërkohë, sonte munguan për dëmtim edhe Bennacer, Mandzukic, Ibrahimovic dhe Calhanoglu. Nëse do të dëmtohej edhe Tonali atëherë ndaj Verona-s do të vazhdonte lista e gjatë e të dëmtuarve, në një sezon ku Milani nuk po gjen paqe…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu