MN – Dritë në fund të tunelit! Ibra dhe Bennacer thuajse gati

Zlatan Ibrahimovic sheh dritë në fund të tunelit! Suedezi ditën e sotme, krejt papritur (pasi parashikohej në fillim të javës) ka kryer rezonancën dhe analizat për të parë se në çfarë gjendje ndodhet muskulatura e tij pas problemeve të fundit dhe përgjigjia ka qenë super pozitive.

Kështu, sulmuesi tashmë do të bëjë gati programin për të rinisur stërvitjen me shokët e ekipit ditën e hënë ose të martë, për të qenë gati për ndeshjen Milan-Manchester në San Siro, e vlefshme për kthimin e 1/16-ve të Europa League.

Kuqezinjtë kanë shansin e madh për të eliminuar djemtë e Solskjaer pas barazimit 1-1 në Old Trafford i arritur me një super paraqitje.

Sakaq, jo vetëm Ibrahimovic por Pioli mund të rigjejë edhe Ismael Bennacer për ndeshjen ndaj “Red Devils”. Algjeriani gjithashtu pritet të kthehet në stërvitje, ndërsa do të konfirmohet vetëm nëse mjekët japin ok, por Pioli beson se do ta ketë edhe atë një alternativë në stol.

Më larg data për rikthimin e Mandzukic, për të cilin është caktuar periudha pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Të rikuperuarit e momentit janë Rebic, Theo dhe Calhanoglu. Milani po rifiton pjesët dhe shpresa e Piolit është që të mos ketë më dëmtime nga këtu deri në fund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu