MN: Diaz-Milan, ndryshim programi për faj të taksave! Por, spanjolli do të kthehet kuqezi

Brahim Diaz është duke u stërvitur te Real Madrid momentalisht dhe nën urdhërat e Carlo Ancelottit, por sigurisht që pret dritën jeshile për të zbarkuar te kuqezinjtë sërish pas sezonit të shkuar kur ishte huazim…

E ndërsa për ditë me radhë është folur për një marrëveshje mes Milanit dhe Realit për huazim me të drejtë blerje 23 mln euro dhe riblerje 27 mln euro nga Reali, sipas MilanNews, duket se akordi do të ndryshojë…

“Sipas asaj që është mësuar nga stafi editorial i MilanNeës.it, parametrat e marrëveshjes së gjetur dy javë më parë për Brahim Diaz midis Real Madrid dhe Milan kanë ndryshuar ditët e fundit për shkak të çështjeve të taksave.

Është gjithashtu e mundur që të ketë ndryshime në formulë, por operacioni nuk është në dyshim: ai do të bëhet dhe është afër mbylljes”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu