MN | Çfarë fshihet pas fjalisë së agjentit të Kessie: investim 100 mln euro!

Shtrirja e ngërçit midis drejtuesve të Milanit dhe agjentit të Franck Kessie është theksuar në rubrikën e fundit të MilanNews…

Në editorialin e tij, Franco Ordine fillon duke kujtuar atë që George Atangana -agjenti i Kessie – i tha Telelombardia ndërsa ishte i pranishëm në Stadiumin Gewiss për fitoren 3-2 të Milanit ndaj Atalanta: “Negociatat per rinovim? Duhet të pyesni drejtuesit e Milanit”.

Çfarë do të thotë? Hipoteza më e mundshme është se agjenti i Kessiè i ka dorëzuar kërkesën e tij përfundimtare kuqezinjve dhe po pret një përgjigje.

Pati pak konfuzion se çfarë shifre mund të jetë pasi Milani me sa duket ishte i gatshëm të ofrojë dyfishin e rroges aktuale prej 2.2 milion euro në sezon në 4.4 milion euro, pastaj e ngriti atë në 5.5 milion euro me një rritje progresive deri në gati 7 milion euro gjatë vitin e fundit.

Nëse negociatat hyjnë në një qorrsokak atëherë është sepse Kessie kërkoi 8 milionë euro neto në sezon për pesë vjet, që do të thotë 80 milionë euro bruto plus komision agjenti që e ben investimin ne 100 milionë euro, të njëjtën shumë qe Donnarumma refuzoi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu