MN: Calhanoglu mund te qendroje edhe nese vjen Ragnick. Rinovimi me i vlefshem se shitja.

Ne 2021, perveç Gigio Donnarumma dhe vellai te tij Antonio, gjithashtu ne skadence kontrate do te jene dhe Calhanoglu e Musachio. Mbrojtesi argjentinas duket tashme larg vazhdimit te aventures me Milanin pasi nuk eshte i kenaqur me qendrimin ne stol.

Ndryshe eshte situata per mesfushorin turk, i palevizshem tashme prej tre vjetesh nga trajneret si Montella, Gattuso, Giampaolo dhe Pioli. Nese arrin Ralf Rangnick, tekniku qe duket se eshte ne pol per te zevendesuar Piolin, konfirmimi i Calhanoglu do te ishte gati i qarte. Gjermani eshte perpjekur ta transferonte 26-vjecarin tek Leipzig janarin e kaluar. Nese Calhanoglu luan ne rolin e tij, mund te deshmoje qe te jete i vlefshem ne te ardhmen, vecanerisht nese do te kete besimin e trajnerit te mundshem te ardhshem.

MilanNews shpjegon se shitja e turkut ne vere nuk do te ishte nje leverdi nga ana e kuqezinjve pasi pasojat qe po shkakton koronavirusi dhe situata e kontrates se lojtarit ne rast mosrinovimi do te perkthehej ne nje shitje thuajse qesharake qe nuk do t’i kapercenin 10 mln euro. Prandaj turku ka shans qe te jete ne planet e ardhshme te Milanit nga ku mund te vije dhe rinovimi i kontrates.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu