MN – Bennacer rinis stërvitjen me ekipin, Ibra ende përgjysmë!

Milani ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë ndaj Manchester United në Europa League. Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli sot u paraqit në Milanello teksa titullarët punuan më shumë në palestër dhe bënë disa fizioterapi.

Lajmi i mirë vjen nga fakti se Ismael Bennacer ka bërë gjithë stërvitjen me grupin. Algjeriani do të grumbullohet nga Pioli për ndeshjen ndaj Manchester United të enjten por pritet ta nisë nga stoli. Ndryshe ende paraqitet situata e Ibrahimovic.

Sot sulmuesi suedez doli në stërvitje por u stërvitur pjesërisht me grupin dhe më pas veçmas dhe punë të përsonalizuar nga stafi atletik.

Ende fizioterapi për Mandzukic dhe paraqitja e tij në ndeshjen ndaj Manchester United duket e vështirë, ashtu si edhe ndaj Fiorentina. Terapi për Calabria dhe Romagnoli, kurse Kjaer është bashkuar me grupin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu