MN – Bennacer, afron rikthimi pas më shumë se një muaji!

Ismael Bennacer është shumë afër kthimit. Numri 4 kuqezi mungon që prej mesit të dhjetorit dhe, sipas asaj që ka njoftuar MilanNews në një lajm të fundit, algjeriani po planifikon të vihet në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli pë fillimin e fazës së dytë të kampionatit, në Bologna-Milan.

E pamundur që të jetë në dispozicion për ndeshjen Milan-Atalanta të shtunën, ora 18:00, dhe gjithashtu e vështirë që të thërritet edhe në Kupën e Italisë ndaj Interit, në fazën çerekfinale, edhe pse ekziston një shpresë që të shkojë në stol.

Por, gati e sigurtë prania e tij ndaj Bologna-s. Bennacer është zëvendësuar këto kohë nga Sandro Tonali dhe Calabria në disa raste kur ka munguar edhe ish-futbollisti i Brescias.

Dhe Krunic ka luajtur dy ndeshje në atë pozicion, ashtu sikurse Meite debutoi së fundmi në Kaljari.

Për Bennacer dëmtimi në Milan-Parma ishte një rënie e dytë, pasi ishte dëmtuar dhe rikuperuar më shpejt nga sa duhej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu