MN: Bakayoko merr fatin në dorë, refuzon rinovimin te Chelsea. Do Milanin! Dy formula

Afron Timoue Bakayoko te Milani! Mesfushori që kërkon Pioli mund të mbërrijë më shpejt nga sa mendohej…

Sipas asaj që u mësua nga ekipi editorial i MilanNews.it, Tiemoue Bakayoko, do të kishte refuzuar një ofertë rinovimi nga Chelsea.

Lojtari dëshiron Milanin, por struktura e operacionit përfundimtar mbetet ende për tu vendosur.

Ekzistojnë dy mundësi: huazim me detyrim blerje  ose blerje përfundimtare.

Sakaq, Gianluca Di Marzio, i cili foli në Calciomercato – L’Originale, dha azhurnime të reja:

“Nesër një takim i ri me Cellino për të gjetur një marrëveshje për blerjen e Tonalit. Bakayoko është gjithnjë e më afër, ai i tha jo rinovimit të Chelseap sepse dëshiron të presë për Milanin dhe shpreson se Milani do ta kënaqë atë duke e marrë huazim.

Tani për tani më shumë afër është Odriozola se Dalot, gjithashtu duke marrë parasysh vështirësitë për të gjetur një marrëveshje me Manchester United. Diaz është kryer praktikisht “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu