MN: “Azhornime mbi situatën e të dëmtuarve! Gjendja e lojtarëve”

Edhe pse jemi ende në gjysmën e shtatorit, sigurisht që mungesat te Milani po nisin të bëhen shumë, ashtu si sezonin e shkuar.

Pavarësisht se klubi në merkato ka fuqizuar stolin, natyrisht që në situata të caktuara kur duhet të kesh forca të freskëta duhet të kesh edhe alternativa.

MilanNeës ka bërë një analizë të detajuar duke i prekur lojtarët një për një…

Simon Kjaer: lodhje të muskujve përkulës të kofshës së djathtë. Sidoqoftë, MRI përjashtoi dëmtimin e tyre.

Rade Krunic: Procesi i shërimit po përparon mirë. Një kontroll i ri mjekësor është caktuar për javën e ardhshme për kontrolle të mëtejshme.

Tiemoue Bakayoko: po heq efektet pasuese të një traume të madhe që rezultoi në tendinën e majtë e Akilit. Vlerësim i ri javën e ardhshme

Zlatan Ibrahimovic: është më mirë dhe po fillon të punojë individualisht në fushë për të vlerësuar progresin.

Olivier Giroud: është më mirë dhe ka filluar të vrapojë.

Junior Messias: edhe këtë javë do të vazhdojë me fazën e fundit të programit të personalizuar të progresit atletik.

Davide Calabria: zgjatje e muskujve përkulës të kofshës së djathtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu