MN – Asnjë ofendim ndaj Solskjaer, Pioli e kishte me ndihmësin e tij. Motivi

Këto orë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale Stefano Pioli që teksa del nga fusha pas përfundimit të ndeshjes Milan-Manchester 0-1 dhe eliminimit kuqezi nga Europa League, dëgjohet të thotë me vete fjalë të rënda dhe ofendime…

Fillimisht, versioni i parë, kishte të bënte me referimin për trajnerin e Manchester United, Solskjaer, i cili duket se i kishte thënë “good team”, pra “ekip i mirë”, duke e përgëzuar…

Por, në fakt, personi që ka provokuar dhe ka qëndruar aty është ndihmësi i Ole Gunnar Solskjaer, Kieran McKenna.

Motivi pse Pioli ka reaguar aq keq ndaj përgëzimit ndihmës trajnerit të Manchester United në fund të ndeshjes duke e quajtur “gomar” ka të bëjë me sjelljen e këtij të fundit.

Sjellja e tij në minutat e fundit ishte totalisht antisportive duke larguar disa herë topat për të humbur kohë kur kishte rivënie anësore Milani dhe përgëzimet në fund ia janë dukur trajnerit kuqezi një tallje…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu