MN | “Arkitekti” Pioli dhe meritat e tij te ky Milan! Tani klubi mendon ta shpërblejë si duhet…

Sipas asaj që u raportua nga MilanNews, Stefano Pioli është arkitekti i madh i këtij Milani evropian dhe të rangut të lartë dhe për këtë arsye klubi gjatë javëve të ardhshme do të fillojë kontaktet me agjentin e tij për të folur për rinovimin e kontratës.

Pas rinovimit të parë, më 21 korrik 2020, kontaktet me Rangnick u ndërprenë përfundimisht.

Ja si shkruan portali i njohur:

“Pioli is on fire” këndon Curva Sud në çdo ndeshje ne San Siro dhe menjëherë, trajneri i kuqezinjve i përgjigjet nxitjes së ultrasve të tij me një përshëndetje të përzemërt dhe asnjëherë të detyruar.

Nëse Milani sot është skuadra që të gjithë po festojnë, kjo është kryesisht falë tij. Sepse Pioli, i konsideruar ende nga shumë si një trajner i nivelit të dytë, ka qenë në gjendje të evoluojë me ekipin e tij dhe bazuar në ndërtimin e skuadrës të kryer nga drejtuesit.

Nuk është e lehtë të hipësh në një tren që rrëshqiste si ai i udhëhequr nga Marco Giampaolo dhe të merrte drejtimin si zgjedhja e dytë, duke qenë se Milani po përpiqej të bindte Luciano Spallettin, i cili e refuzoi propozimin per çështje parimi ndaj Interit.

Nga tetori 2019 e deri më sot, shumë gjëra kanë ndryshuar, shumica prej tyre pozitivisht. Pika e vërtetë e kthesës erdhi në mbrëmjen e 21 korrikut, kur marrëveshja për Rangnick u prish dhe rinovimi i kontratës së tij u njoftua pas fitores 2-1 kundër Sassuolo.

Pioli ishte në gjendje t’u jepte stabilitet teknik lojtarëve dhe prej tyre ai mori disponueshmërinë maksimale në ndjekjen e tij, madje edhe në idetë inovatore që lejuan Milanin të ndryshonte vazhdimisht, siç e pamë mbrëmë në Bergamo, me një ekip të stërvitur mirë, por me intepretues të cilët nuk zinin zonat e tyre të zakonshme të fushes

Gjatë javëve të ardhshme kontaktet për rinovimin e kontratës do të fillojnë, me vlerësimet përfundimtare që sigurisht do të bëhen më vonë gjatë sezonit. Por ky Milan evropian, me personalitet dhe në fund të fortë, ka Stefano Piolin si arkitektin e tij të madh”.

Nderkohe, trajneri i Milanit, foli sonte mbi sezonin: “Për momentin jemi në fillim të sezonit, do të jetë një kampionat i balancuar si për renditjen e ulët ashtu edhe për vendet e para”, kjo raportohet nga Centotrentuno.com.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu