Mkitarian, i vëzhguari special

Ndërmjet sulmuesve jolly që ndjellin interesin e Milanit është edhe Henrik Mkitarian. Sipas asaj që shkruan Tuttosport, sulmuesi armen është edhe një i vëzhguari special nga ana e kuqezinjve dhe sigurisht nga ana e Piolit.

Kontrata e lojtarit armen me Romën është thuajse në përfundim dhe qëndrimi i tij me verdhekuqtë nuk është edhe aq i sigurt. Kjo, sidomos pas mbërritjes së Hoze Murinjos, i cili, mesa duket, nuk e ka me shumë qejf Mkitarian.

Murinjo e ka pasur Mkitarianin lojtar edhe te Mancester United me të cilin ka pasur edhe disa përplasje të vogla. Megjithatë, te Roma sqarojnë se Murinjo nuk ka ndërmend ta heqë Mkitarian, madje verdhekuqtë duan që ai të rinovojë kontratën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu