Misteri “Messias”: ja pse ende nuk po stërvitet me ekipin. Kërkesa e Piolit…

Deri tani e kemi parë vetëm në prezantim, në një video ku ka dhënë intervistë për MilanTV dhe në konferencën për shtyp, por edhe disa shkrepje të vogla në stërvitje…

Misteri “Messias”: lojtari brazilian i ardhur në ditën e fundit të merkatos nga Crotone ende nuk ka nisur stërvitjet me grupin dhe po kalojnë që prej fundit të gushtit thuajse një muaj: pra jemi 21 ditë tani!

Motivi lidhet me gjendjen fizike të sulmuesit. Sipas asaj që MilanNeës ka mësuar, 30-vjeçari ka mbërritur pa fazë përgatitore fare sepse e kishte ndarë mendjen që të largohej nga Crotone dhe u desh të priste deri ditën e fundit ndaj edhe nuk kishte bërë stërvitje aspak por shumë pushime.

Dhe duke ditur se të zbresësh në fushë apo nisësh stërvitjen direkt pas pushimeve të gjata mund të të japë mbingarkesë muskujsh dhe të ndikojë në dëmtime, Milani ka vepruar duke ndjekur rrugën e durimit.

E gjitha kjo e kërkuar nga Stefano Pioli, që i ka kërkuar stafit atletik ta kthejë lojtarin në parametrat e duhura brenda 3 javësh, kështu që më pas do të ishte e mundur që ai të niste stërvitjet me grupin dhe të ishte gati për t’u grumbulluar dhe për të debutuar.

Messias mezi pret por e di që fillimisht duhet të jetë gati 100% në fizikun e tij dhe për të mos humbur më pas për shkak dëmtimesh.

Milani nuk është Crotone dhe natyrisht që impenjimi do të jetë totalisht ndryshe. Pioli beson te lojtari, ka biseduar me të dhe e mirëpret, sidomos për të pasur një shigjetë më shumë në krah.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu