
Kur të gjithë kanë nisur stërvitjet me Milanin, vetëm Castillejo ka munguar… Motivi? Mister deri tani dhe i mbajtur në fshehtësi nga kuqezinjtë, por sipas Milanneës bëhet fjalë për diçka të lidhur me testet fizike!
Ose lojtari ka pasur probleme, ose ka qëndruar në karantinë disa kohë dhe rasti është fshehur! Normalisht, sot spanjolli u paraqit në klinikën “La Madonnina” dhe ka qëndruar pak orë aty për disa analiza të mëtejshme.
Nesër duhet të kthehet në dispozicion të trajnerit Piolit dhe të nisë zyrtarisht stërvitjen me kuqezinjtë.