Miranchuk lë në pritje Atalantën sepse pret një ofertë nga Milani

Aleksej Mirançuk dukej se ishte fare pranë firmës me Atalantën, por akordi me zikaltrit po vonon përtej parashikimeve.

Sipas rusëve të “sportrbc.ru”, prapa kësaj çështjeje qëndron Milani, dhe jo për vullnet të drejtuesve.

Sipas një burimi pranë mesfushorit, ai po shtyn firmën me bergamaskët sepse pret një ofertë nga “Djalli” që ka disa muaj i interesuar për shërbimet e tij.

Ylli i Lokomotivës së Moskës dëshiron të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli, pavarësisht se në ofertën e Atalantës përfshihet edhe mundësia për të luajtur në Ligën e Kampioneve gjatë sezonit që sapo do të fillojë.

Sipas portalit në fjalë, Mirançuk është informuar se kuqezinjtë po përgatisin një ofertë e cila do të kënaqë drejtuesit e Lokomotivës.

Ai do të pranonte edhe një pagë më të ulët vetëm për të luajtur me fanellën kuqezi.

Në këtë mënyrë, përveç Atalantës, Maldini do të mposhtte edhe konkurrencën e Romës që gjithashtu është shumë e interesuar për shërbimet e 24- vjeçarit rus.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu