Mirabelli: Donnarumma vlen jo më pak se 100 mln euro, por Raiola…

Rinovimi i Donnarumma pritet të kthehet në çështjen e ditës te Milani së shpejti, pasi kontrata i skadon në fund të këtij sezoni 2020-21 (në qershor 2021).

I fundit që arriti të bindte portierin dhe agjentin e tij Mino Raiola ishte Massimiliano Mirabelli: “Nuk vendosa dot një tavan rroge për Donnarrumma, sepse ishte dhe është ndër portierët më të fortë në botë. Donim të rinovonim me çdo kusht pasi është një aset për klubin dhe largimi me zero do të ishte katastrofë, ashtu si paraqitet edhe sot situata, kur në janar mund të firmosë me çdo klub tjetër!”

“Donnarumma vlen jo më pak se 100 milion euro. A duhet që Milan të vendosë të shesë Donnarumma tani? Mendoj se, në një situatë të tillë, është e komplikuar. Mendoj se mund ta dëmtojë klubin.

Nëse shet Donnarumma sot, një klub e di që lojtari mund të nënshkruajë me zero në janar dhe shifra do të ulet. Tre vjet më parë u krijua një situatë e komplikuar, por familja i qëndroi afër djalit. Shpresoj që e njëjta gjë të ndodhë edhe këtë herë. Ne bëmë siç ishte e drejtë të bënim. Kur Raiola pyet, ai kërkon shumë, jo vetëm një gjë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu