Miqësorja e radhës! Ndryshimet e mundshme të Piolit në formacion

E treta miqësore për Milanin, i cili do të përballet me Vicenza në Milanello sot pasdite, ora 17:00.

Siç raportohet nga Tuttosport, Pioli mund të përfshijë edhe ata lojtarë që, në dy testet e mëparshme, munguan pasi ishin të grumbulluar në ekipet e tyre përkatëse kombëtare.

Calhanoglu, për shembull, mund të veprojë në të majtë në tredhembëshin pas Ibrahimovic, me konfirmimin e Paquetà në rolin e mesfushorit sulmues qendror dhe Castillejo në të djathtë.

Në mesfushë çifti Kessie-Bennacer, ndërsa Duarte dhe Bellodi mund të luajë së bashku në mbrojtje (Kjaer gjithashtu do të jetë në dispozicion). Të dy mbrojtësit e krahut do të jenë Calabria dhe Theo Hernandez. Sa i përket portës, ndoshta Gigio do të alternohet me Antonio Donnarumma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu