Miqësore me ekipin Primavera! Gjashtë gola, Hauge dhe dy lajme të mira për Milanin! (FOTOT)

Sot Milani u kthye në stërvitje në qendrën sportive Milanello. Skuadra drejtohej nga ndihmësi i trajnerit Stefano Pioli, që ndodhet i izoluar në shtëpi.

Giacomo Murelli do të drejtojë skuadrën këto ditë dhe do të jetë në stol në Napoli-Milan.

I pranishëm ishte gjithashtu edhe Paolo Maldini, drejori teknik, në qendrën stërvitore të Carnagos.

Kuqezinjtë, ende të reduktuar për shkak të mungesës së lojtarëve të përfshirë në ekipet e tyre përkatëse kombëtare, luajtën një ndeshje stërvitore kundër ekipit Primavera të udhëhequr nga Federico Giunti.

U luajtën dy gjysma prej 30 minutash. Ndeshja përfundoi 6-0 për ekipin e parë, të radhitur me njëmbëdhjetë lojtarët më poshtë:

Moleri; Conti, Musaçhio, Kalulu, Theo Hernández, Saelemaekers, Hauge, Castillejo, Maldini, Rebić, Ibrahimović.

Image

Të gjashtë golat u shënuan nga Rebić, Ibrahimović, Castillejo, Musacchio, Castillejo dhe Hauge.

Në ditët e ardhshme, lojtarët e përfshirë me ekipet kombëtare gradualisht do të kthehen dhe do të jetë e mundur të përgatiten më mirë për super ndeshjen Napoli-Milan të dielën në mbrëmje.

Ndeshja në San Paolo do të jetë shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh që të dy ekipet janë në krye të renditjes së Serie A dhe synojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Interesant lajmi se në fushë zbritën si Musacchio, ashtu edhe Saelemaekers. Argjentinasi është thuajse gati dhe ndaj Napolit mund të grumbullohet, ndërsa belgu ka kaluar plotësisht dëmtimin që e bëri të mungonte te Belgjika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu