Milik zevendesues i Ibres, Ngerci Donnarumma, Paqueta prane largimit

Ideja per te patur Milik si zevendesues ideal te Ibrahimovic, sa vjen e perforcohet me shume. Polaku shihet si objektivi kryesor i kryesise se Milanit si qendersulmues sezonin e ardhshem,-raporton La Gazzeta dello Sport. Kontrata e 26-vjecarit me Napolin skadon ne 2021 dhe si duket, Milik nuk ka ne plan te rinovoje. Prandaj Napoli mund ta shese ate por problem mbetet shifra 40 milion euro qe kerkon De Laurentis.

Gazeta italiane rithekson se Ibrahimovic eshte gjithmone e me prane largimit nga Milani, nderkohe, listes se te larguarve te mundshem i jane shtuar edhe emrat e Biglias, Bonaventures, Kjaer, Musachio dhe braziliant Paqueta. Per kete te fundit, ka nje interesim nga Benfica, ku ne vend te tij, te vije mesfushori 20-vjecar Florentino Luis.

Nderkohe ne pikepyetje mbetet e ardhmja e Donnarummes. Palet ende nuk jane ulur per te gjetur nje akord per rinovimin, ne te kundert mund te shitet gjate veres per te mos rrezikuar te ike me pas me parametra zero.

Burimi: https://www.gazzetta.it/Calcio/Serie-A/Milan/05-04-2020/mercato-milik-sara-dopo-ibra-nodo-donnarumma-paqueta-saluti-3602229212074.shtml


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu