Nikola Milenkovic qëndron në krye të opsioneve të Milan, pavarësisht vështirësive.
Mbrojtësi ka refuzuar rinovimin me Fiorentinen, por është shumë i shtrenjtë: 40 milionë është çmimi i caktuar nga Fiorentina.
Për Diajtë është një ujdi e vështirë, prandaj po shihen edhe alternativa të tjera.
Siç shkruan Tuttosport, dy janë emrat që Maldini dhe Massara po vlerësojnë: njëri është Kristiffer Ajer i Celtic, një talent shumë i pastër që kushton 35 milionë, tjetri është Ëesley Fofana i Saint-Etienne, një tjetër profil mjaft interesant.
Milenkovic do të ishte një pikë e rëndësishme për Milan: Pioli e njeh, ai ka eksperiencë dhe e njeh Serinë A.
Por, siç kemi parë nuk është e lehtë të arrihet.
Dy të tjerët janë si “baste”, por talente të mëdha.
Kuqezinjtë kanë nevojë për një mbrojtës për të mbështetur Romagnolin: është e mundshme që të paktën njëri nga Duarte dhe Musacchio të bëjë gati valixhet./milanclubalbania.al/