Nikola Milenkovic me kohë është një objektiv i merkatos së Milanit.
Kuqezinjtë do ta donin për të forcuar mbrojtjen: Stefano Pioli, që e ka stërvitur tek Fiorentina, e vlerëson mbi të gjitha për urtësinë e tij.
Ai mund të mbulojë praktikisht të gjitha rolet e mbrojtjes.
Interi ka hyrë kohët e fundit por ndërkohë Commisso po punon që të shmangë lamtumiren e tij.
Duke i qëndruar asaj që shkruan La Nazione, Fiorentina, që nuk ka si qëllim ta lërë të niset, ka rimarrë kontaktet me agjentin e tij, Fali Ramadani, për rinovimin e kontratës.
Klubi violë është i gatshëm të japë German Pezzella dhe të bëjë Milenkovic shtyllën e re të skuadrës. /milanclubalbania.al/