Milan, notat mesatare të ekipit | Ibrahimovic dhe Theo më të mirët!

Plot 14 javë që dërguan Milanin në orbitë. Kuqezinjtë e Stefano Piolit janë sunduesit e vërtetë të kampionatit 2020-2021 deri më tani…

Grupi kuqezi po kalon një sezon të shkëlqyeshëm, duke përfunduar para pushimit dimëror në vendin e parë si i pamposhtur (statistikat dhe rekordet e vitit 2020 janë të pafundme)

Por cilët janë lojtarët që, për sa i përket performancës, po bëjnë gjërat më të mira?

Ekipi editorial i “MilanLive” raportoi vlerësimin mesatar të skuadrës kuqezi pas kësaj pjese të parë të sezonit.

Portali Fantacalcio.it mblodhi mesataren e votave të dhëna lojtarëve të Milan, duke marrë si pikënisje përmbledhjen e notave të gazetave kryesore sportive italiane.

Nuk është befasi, por statistikat flasin për Zlatan Ibrahimovic si lojtari më i mirë i Milanit këtë sezon.

Vlerësim mesatar shumë i lartë për sulmuesin: 7.25 përkundër mos disponueshmërisë së fundit për shkak të dëmtimeve të muskujve (vetëm 6 javë ka zbritur në fushë duke shënuar 10 gola)

Por Milani nuk është i varur nga Ibrahimovic dhe votat e lojtarëve të tjerë në skuadër e vërtetojnë atë.

Në vendin e dytë është Theo Hernandez me 6.58. Pas një fillimi të vështirë, mbrojtësi i krahut është vendimtar, siç dëshmohet nga goli i fitores kundër Lazio në ndeshjen e fundit të kampionatit, por edhe dy golat ndaj Parma.

Në podium gjithashtu Franck Kessie dhe Hakan Calhanoglu, të dy mesatarisht 6.54 në sezon. Gigio Donnarumma ndjek me 6.38.

Diogo Dalot (5.5), Rade Krunic (5.75) dhe Ismael Bennacer, të konsideruar në përgjithësi të pamjaftueshëm me një mesatare prej 5.89 për ndeshje, duhet të përmirësojnë performancat individuale.

Vlerësimi mesatar i lojtarëve të AC Milan*:

Ibrahimovic (7.25)

T. Hernandez (6.58)

Kessie (6.54)

Calhanoglu (6.54)

Donnarumma (6.38)

Kjaer (6.33)

R. Leao (6.33)

Saelemaekers (6.23)

Calabria (6.21)

B. Diaz (6.1)

Rebic (6.05)

Romagnoli (6.05)

Castillejo (5.94)

Hauge (5.92)

Gabbia (5.9)

Bennacer (5.89)

Tonali (5.85)

Kalulu (5.75)

Krunic (5.75)

Colombo (5.75)

Dalot (5.5)

* Vetëm lojtarët me të paktën tre paraqitje në kampionat merren në konsideratë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu