Milano, nga Rebic te Leao e Ibrahimovic: të fundit drejt ndeshjes me Sampdoria!

Puna në Milanello vazhdon edhe pse me radhë të reduktuara. Përgatitjet për ndeshjen e fundjavës ndaj Sampdoria nuk janë ndalur dhe nga e diela në stërvitje janë kthyer ato futbollistë që nuk janë thërritur me kombëtaret respektive.

Sot e gjithë bota “Milan” mbajti frymën për gjendjen e Zlatan Ibrahimovic. Suedezi u largua nga stërvitja e ekipit të tij kombëtar pas vetëm 15 minutash. Alarmi ra por gjithçka ishte planifikuar.

Stërvitja fillimisht në grup dhe më pas e personalizuar në funksion të ndeshjes së fundit kundër Suedisë, e planifikuar për nesër pasdite kundër Estonisë (miqësore)

Ibrahimovic, siç u njoftua nga trajneri i ekipit kombëtar, nuk do të fillojë si titullar por mund të luajë vetëm për disa minuta. Përvoja me fanellën e Suedisë do t’i japë Piolit një lojtar edhe më të motivuar me formë fizike më të mirë.

Ndërkohë, trajneri kuqezi po stërvit lojtarët që nuk shkuan në ekipin kombëtar, ose që janë kthyer tashmë, si Sandro Tonali, pas skualifikimit të gjatë.

Lajmi i ditës sigurisht që është i lidhur me Ante Rebic, i cili ka punuar me pjesën tjetër të grupit dhe është i gatshëm të veshë një fanellë startuese kundër Sampdoria, pas uljes së skualifikimit, nga dy në një ndeshje. Akoma stërvitje e  personalizuar, megjithatë, për Leao.

Jashtë ende Romagnoli dhe Calabria.

Stefano Pioli do të jetë në gjendje të përqafojë të gjithë ekipin të enjten, por shumë nga lojtarët do të thirren të bëjnë thjesht stërvitje të lehtë për shkak të ndeshjeve me ekipet e tyre kombëtare.

Të mërkurën, në fakt, do të luajnë Danimarka e Kjaer, Bosnja e Krunic, Italia e Donnarumma, si dhe Portugalia U-21 e Dalot dhe Franca U-21 e Kalulu.

Deri më tani nuk ka pasur ndalesa të reja për lojtarët – pas alarmit të rremë për Ibrahimovic – përveç Brahim Diaz.

Spanjolli nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e Spanjës Under 21 kundër Italisë për shkak të një kavilje të fryrë, por vetëm kur të kthehet në Milano do të jetë e mundur të dihet gjendja reale e mesfushorit sulmues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu