Milan, negociatat në një fazë të përparuar: një tjetër operacion i rëndësishëm

Sipas thashethemeve të fundit, Milani do të ishte gati të mbyllte një rinovim tjetër të rëndësishëm.

Në këtë rast do të ishte një rinovim për një lojtar i cili vitin e fundit ka treguar se meriton edhe qëndrueshmërinë dhe një rol kryesor te kuqezinjtë.

Në fakt, nga Spanja bëjnë me dije se Djalli do të ishte në detaje për zgjatjen e kontratës së Simon Kjaer.

Todofichajes.com ka bërë të ditur se, sipas informacioneve  të tyre, Milani është në negociata shumë të avancuara për rinovimin e mbrojtësit.

Gjithashtu sipas portalit spanjoll, agjenti i lojtarit, Mikkel Beck, pritet të hënën e ardhshme në Itali, në mënyrë që të paraqesë detajet e fundit dhe të mbyllë marrëveshjen.

Në atë moment, njoftimi i klubit mund të jetë i afërt.

Kontrata, e cila skadon në qershor 2022, me shumë gjasë do të zgjatet deri në vitin 2024.

Marrëveshja do të kishte pësuar një vonesë të vogël për shkak të pjesëmarrjes, ndër të tjera, shumë të gjatë, të danezit në Euro 2020.

Kjaer tani është një pikë fikse në mbrojtjen kuqezi dhe Pioli është i gatshëm t’i besojë atij çelësat e prapavijës, natyrisht në dyshe me Fikayo Tomori.

Ai pothuajse me siguri do të jetë njëri nga dy titullarët për sezonin e ardhshëm dhe mbase mund të gradohet edhe zëvendës kapiten tashmë që Donnarumma nuk është më dhe kapiteni – të paktën për tani – siç tha edhe trajneri Pioli, mbetet Romagnoli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu