Pasi ka përcaktuar rinovimin e Ibrahimovic dhe blerjen e Rebic, duke i sjellë trajnerit Stefano Pioli goditjet Brahim dhe Tonali, drejtuesit kuqezi vazhdojnë nga puna në merkato.
Siç thekson edhe Corriere della Sera, vëmendja e ekipit Massara-Maldini është në mbrojtje, një zonë e fushës ku Pioli “denoncoi” nevojën për përforcime.
Në këtë kuptim, kuqezinjtë janë duke kërkuar me interes në Firence : ëndrra Milenkovic dhe mundësia e Pezzella.

Për sa i përket identitetit, perspektivës, karakteristikave teknike dhe talentit, Milenkovic padyshim përfaqëson objektivin e dëshiruar dhe shumëpritur për mbrojtjen kuqezi.
Lojtari i datëlindjes 97′ është një profil perfekt për të përforcuar prapavijën, e cila, për momentin, vlen “vetëm” te Kjaer dhe Romagnoli, për sa i përket besueshmërisë.
Duarte dhe Musaçhio, në fakt, si fizikisht ashtu edhe taktikisht nuk i dhanë Stefano Piolit garancitë e nevojshme për të qëndruar i qetë ndërsa Gabbia ende ka nevojë për përvojë.
Problemi për Milenkovic, megjithatë, përfaqësohet nga kostoja e kartonit: 40 milion, të kërkuara nga Commisso, në fakt, janë një shifër e paarritshme për Milanin.

Në këtë kuptim, kuqezinjtë mund të favorizohen nga kontrata që skadon në 2022 dhe nga dëshira e lojtarit për të mos rinovuar marrëveshjen.
Shoku i ekipit të Milenkovic është German Pezzella, një mbrojtës argjentinas me përvojë. Edhe kontrata e 29-vjeçarit skadon gjithashtu në 2022 dhe po konsideron largimin nga vjollcët. Stefano Pioli ka një respekt të madh për lojtarin dhe gjithashtu bëri emrin e tij te drejtuesit Maldini dhe Massara.
Negociatat për Pezzella, në aspektin ekonomik, janë sigurisht më të arritshme sesa ato të Milenkovic por disponueshmëria e klubit vjollcë për të larguar një nga kolonat e dhomës së zhveshjes nuk duket e plotë.