MILANNEWS | Milani përshpejton për Bakayoko. Adli: oferta e fundit kuqezi. Bordeaux reflekton

Milani ka përshpejtuar operacionin për kthimin e Tiémoué Bakayoko. MilanNews, në sajë të Antonio Vitiello, ka dhënë azhornimet e fundit mbi merkaton kuqezi.

Pasi Florenzi ka firmosur dhe nesër pritet zyrtarizimi (do të vihet nën urdhërat e Stefano Piolit dhe ekipit dhe grumbullohet për Sampdoria-Milan të hënën) me fanelën me nr.25, vazhdon paralalisht merkato.

Sot pati kontakte të reja me Chelsean. Hipoteza është se negociatat mund të përfundojnë me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes.

Ish-lojtari i Napolit është ideja e parë për të përforcuar mesfushën e Piolit, por Milani është ende duke negociuar me Bordeaux për Yacine Adli.

Oferta e Milanit për mesfushorin sulmues, e vendosur fillimisht në 12 milionë euro plus një përqindje e rishitjes, është përmirësuar, por francezëve u duhet ende pak kohë për të reflektuar…

Pellegri dhe takimi

Milani ndjek Pietro Pellegrin nga afër, siç u dëshmua nga takimi i sotëm midis drejtuesve dhe agjentit të tij, Giuseppe Riso.

Baza e punës është ajo e huazimit për një vit, teksa sulmuesi do të bashkohej me Ibrahimovic dhe Giroud.

Së pari, megjithatë, do të jetë e nevojshme të zgjatet kontrata që lidh Pellegrin me Monacon, deri në vitin 2023.

Në takim nuk u përmend Matteo Pessina, i cili mbetet te Atalanta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu