MilanNews: Milan-Faivre, negociata të vazhdueshme. Formula e mundshme e transferimit

Sipas asaj që është mësuar nga Milannews.it, Milani po bën presion të madh për Romain Faivre të Brest.

Lojtari i ri francez, tani për tani, duket se është në pole position për rolin e mesfushorit sulmues, pra fantazistit. Talenti i ri francez është një lojtar fleksibël i cili gjithashtu mund të luajë edhe ne krah.

Drejtuesit e Milanit dhe agjentët e lojtarit po punojnë për të zvogëluar distancat ekonomike.

Kërkesa e Brest, për momentin, është rreth 15 milion euro, por Milani synon të ulë pretendimet e klubit francez i cili është ende i hapur për një formulë me një bazë të lartë fikse (12-13 milion euro), plus disa shpërblime të lehta dhe te vështira për tu arritur përveç një përqindje në rishitjen e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu