MilanNews: “Kontakte të vazhdueshme me agjentët e fantazistit. Messias? Vetëm në kushte të caktuara”

Pas suksesit kundër Sampdoria, Milani vazhdon të punojë në merkato për të forcuar ekipin në dispozicion të Piolit.

Një javë para mbylljes së merkatos, Maldini dhe Massara janë duke i përqendruar forcat e tyre në repartin ofensiv, ku pritet një goditje. Sipas asaj që është mësuar nga Milannews.it, drektuesit vazhdojne të kenë kontakte të vazhdueshme me agjentët e Jesus Corona tel Porto.

Milani ka një interes të fortë për futbollistin meksikan dhe po studion marrëveshjen për të kuptuar formulat e mundshme të operacionit.

Emri i Messias, i kthyer në orët e fundit, pëlqehet nga Maldini dhe Massara, por është një afrim i lidhur ngushtë me disa kushte. E para është një dalje e mundshme e Castillejo.

Nëse spanjolli do të shitej në ditët e fundit të tregut të transferimeve, atëherë Milani mund të përpiqej të tërhiqte lojtarin brazilian.

E dyta, nga ana tjetër, ka të bëjë me vlerësimin e lojtarit: Crotone kërkon rreth 10 milionë euro dhe Rossonerët synojnë një çmim më të favorshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu