“Milanit po i humbet durimi me Calhanoglu”, Elliott jep ok për superinvestimin! Rinisin kontaktet

Pak hapa përpara në negociatat për rinovimin e Hakan Calhanoglu me Milan.

Në faqet e Corriere dello Sport lexohet se për javë të tëra kuqezinjtë ka qenë në kontakt me agjentin e lojtarit për të gjetur një zgjidhje, por deri më tani nuk ka pasur asnjë qasje.

Për të rinovuar numrin 10 të Milanit, duhen të paktën 6 milion euro në sezon, më shumë se dyfishi i asaj që merr tani: një shifër që Milani nuk ka ndërmend ta arrijë.

Milani nuk dëshiron të kapet i papërgatitur, për këtë arsye marrëdhëniet janë rivendosur me agjentin e Dominik Szoboszlai, talenti i Salzburgut që është gjithnjë e më bindës.

Hungarezi ka qenë afër Milanit në të kaluarën në dy rrethana, si në janar në kohën e Boban, ashtu edhe në verë kur supozohej se Ralf Rangnick do të zbarkonte në Milanello.

MN: Elliott happy to make Szoboszlai investment as Calhanoglu saga rumbles  on

Tani është një emër që është rikthyer në modë por nuk është vetëm Milani dhe për ta marrë atë nga Salzburg duhet të paguash klauzolën prej 24 milion, një shumë jo e tepruar për një talent i cili tashmë është vërejtur nga klubet e mëdha në Evropë.

Real Madrid gjithashtu është interesuar, përveç se Leipzig, por edhe Arsenali. Shumë klube e duan hungarezin, që megjithatë nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin për kuqezinjtë!

Szoboszlai është investimi ideal për Elliott, që kur bëhet fjalë për të rinjtë dhe që kanë talent, nuk kursehet nga portofoli siç e ka treguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu