Milanit i pëlqen zbulimi japonez i Serie A, ja sa vlerësohet! Del në skenë edhe emri i një shqiptari

Pasi Lucas Paqueta u largua te Lyon dhe pritet të sjellë një shumë të konsiderueshme parash te arkat e kuqezinjve, tani Milani do të provojë goditjen në mbrojtje.  

Me Wesley Fofana një hap larg kalimit te ekipi i Leicester (për gati 40 mln euro përfshirë bonuset) dhe Milenkovic ende me një vlerë rreth 35-40 mln euro, Maldini dhe Massara po fokusohen edhe në emra të tjerë.

Për japonezin surprizë të Serie A, Tomyiasu flitet për një vlerësim të Bologna-s rreth 25 mln euro, por që mund të kënaqej edhe me 20, duke qenë se e bleu vjet për 9 mln euro.

La parabola di Berat Djimsiti: da esubero a protagonista

Por, sipas TMW, në këto orë mbrojtësi në pronësi të Atalanta, shqiptari Berat Djimisiti, ka marrë sondazhe nga kuqezinjtë dhe Ajax.

Gjimsiti, ndërkohë, është thirrur rregullisht nga Gasperini për ndeshjen e nesërme në Olimpico kundër Lazio.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu