Milanit i ofrohen dy “big”: Maldini skeptik, zbulohet motivi kryesor! Nuk është aspak rroga…

Një nga misionet e drejtuesve të Milanit është që t’i dorëzojë një mesfushor të ri sulmues (fantazist) trajnerit Stefano Pioli.

Do të ishte e mira që e gjitha kjo të ndodhë para fillimit të grumbullimit të verës – i caktuar në datën 8 korrik në Milanello.

Largimi i Hakan Calhanoglu formoi një boshllëk brenda formacionit titullar. E gjitha kjo sepse turku me numër “10” ishte në funksion të skemave taktike të trajnerit.

Ndërsa pret të përfundojë negociatat për kthimin (në huazim) të Brahim Diaz nga Real Madrid, Milani po bën sondazh gjithashtu për një tjetër numër 10, një mesfushor sulmues i cili mund të veprojë pas sulmuesit të parë në tabelën taktike të Milanit.

Sipas asaj që raportohet nga Tuttosport, Milani ka marrë dy oferta nga agjentët e merkatos në orët e fundit.

Paolo Maldinit do t’i ishin ofruar dy mesfushorë sulmues të nivelit të lartë, të dy të gatshëm për të ndryshuar ekipet nisur edhe në lidhje me përvojat e fundit.

Java e fundit ka qenë plot me emra që kanë rrjedhur për të mbushur boshllëkun e lënë nga Calhanoglu.

Në veçanti, kartoni i James Rodriguez do të ishte ofruar së pari te Milani. Fantazisti kolumbian luan për Everton dhe është një benjamin i Carlo Ancelotti.

Pikërisht largimi i Ancelotti nga Everton shtyn kolumbianin që gjithashtu të mendojë largimin nga klubi anglez, pasi edhe huazimi i Real Madrid ka mbaruar…

James do të kishte të gjitha karakteristikat ideale për të luajtur e Calhanoglu: përvojën, teknikën, udhëheqjen dhe nuhatjen e golit.

Por Maldini u duk mjaft i ftohtë në propozimin e Jorge Mendes. Arsyeja lidhet me kushtet fizike dhe ndalesat e shumta muskulore të cilat shpesh kohët e fundit kanë penguar James.

Në sezonin e fundit në Premier League, numrat e tij ishin pozitiv, por jo shumë të mira, pikërisht për shkak të një gjendjeje relativisht të dobët muskulore.

E njëjta gjë vlen edhe për Philippe Coutinho. Emri i brazilianit, që Barcelona e ka nxjerrë në merkato, gjithashtu iu propozua Milanit.

Një nga lojtarët më të paguar në historinë e futbollit evropian, por që pas kalimit te Liverpool në “Camp Nou” nuk ka treguar asgjë.

Edhe Coutinho nuk jep asnjë garanci fizike: në kampionatin e fundit ai luajti vetëm 14 ndeshje dhe u ndal për një kohë të gjatë, së pari për një këputje të muskujve, pastaj për një copëzim të meniskut që e mbajti atë jashtë për pesë muaj.

Me pak fjalë, Milani, para se të vendosë të investojë te një prej James ose Coutinho, dëshiron të jetë i sigurt se po afron një element të shëndetshëm me një performancë të sigurt.

Vetëm emri i shkëlqyeshëm nuk mjafton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu