Milani po organizon ndeshjet miqësore të pregatitjes për sezonin 2020/2021.
Pasi kanë lajmëruar garat kundër Novara-s (2shtator) dhe Monza-s (5shtator), sot është komunikuar që data 7 shtator do të jetë ndeshja me Vicenza-n.
Skuadra e Stefano Piolit do të sfidojë venecianët në qendren sportive të Milanellos.
Ndeshja do të luhet në oren 17:00.
Një tjetër test i nevojshëm për të vënë “benzinë” në këmbët e lojtarëve për ndeshjet zyrtare.
Me 17 shtator do të jetë takimi i parë i fazës pre eliminafore të kualifikimit për grupet e Europa League.
Milani do të arrijë gati.
