Milani vuan në mbrojtje, ja si paraqitet gjendja e kapitenit Romagnoli dhe Musacchio!

Mbërrijnë lajmet e para sa i përket situatës së të dëmtuarve te Milani. Duke parë se prapavija është edhe pika nevralgjike dhe ajo që ka më shumë nevojë në këtë moment (u panë edhe disa vështirësi ndaj irlandezëve) atëherë duhet të dihet edhe se si do të jenë kohët e rikuperimit për kapitenin Romagnoli dhe mbrojtësin argjentinas Musaçhio.

Sipas asaj që ka mësuar “MilanNews”, italiani është stërvitur veçmas gjatë kësaj kohe dhe ka nisur riaftësimin e plot. Nuk është ende në këtë fazë argjentinasi ish-i Villarealit, pasi po pret që mjeket t’i japin “ok” të zbresë në fushë dhe të bëjë stërvitje të personalizuar siç po bën kapiteni Romagnoli.

Nëse për mbrojtësin italian rikthimi parashikohet rreth fundit të shtatorit, për argjentinasin duhet pritur të paktën fundi i tetorit për ta parë në fushë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu