Milani vendos rekord negativ në histori, Pioli bën “mea culpa” por kapet te matematika!

Duke parë rezultatet e Milan në Ligën e Kampionëve, ekipi redaktues i Opta nënvizon një fakt në lidhje me Rossonerët. Milani ka humbur të tre ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tij!

Duke folur për mikrofonat e MilanTv, Stefano Pioli pranoi se “Liga e Kampionëve është në një nivel shumë të lartë.

Pas shortit e dinim se do të ishte e vështirë, por në dy ndeshjet e para treguam se mund të ishim konkurrues, nuk e bëmë sonte. Na munguan topat e thjeshtë, u munduam gjatë gjithë ndeshjes”.

“Duhet te besojmë. Eshtë e lehtë të thuash, por do të jetë më e vështirë ta tregosh atë në fushë. Ne kemi zero pikë, por dy ekipe jane 4 pikë para nesh. Tani le të kthehemi në kampionat, pastaj do të mendojmë për Ligën e Kampionëve më vonë. Bëmë mbrëmjen e gabuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu