Milani vendos çmimin e Paqueta! Braziliani largohet vetëm me “cash”

Lucas Paquetà mbërriti në Milano me besimin maksimal të drejtuesve, mes tyre sidomos ai që e zgjodhi, Leonardo, teksa ishte investimi më i madh për Elliott me gati 38 mln euro.

Braziliani nuk arriti të tregonte asgjë sezonin e dytë, si me Marco Giampaolo, ashtu edhe me Stefano Pioli.

Ndryshimi i formës dhe kalimi në 4-2-3-1 nuk e ndali involucionin e mesfushorit, i cili tani është i destinuar të largohet.

Sipas Corriere dello Sport, Milani ka vendosur çmimin për shitjen e tij dhe dëshiron të mbledhë të paktën 22-23 milion euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu