MILANI VË NË SHËNJESTËR BRAZILIANIN

Milani po punon pa pushim në merkato.

Pas ardhjes së Kalulu nga Lioni dhe Emil Robak nga Hammarby, kuqezinjtë i kanë dhënë Torinos Ricardo Rodriguez.

Për fashën e majtë tani drejtuesit kërkojnë një zëvendës për Hernandez.

Në shënjestër, sipas raportimeve të Luca Marchetti, ekspert i merkatos së futbollit në Sky Sport, Milani ka vënë në shënjestër Matias Vina të Palmieras.

Shpërthim, vrapim dhe driblime janë cilësitë e Matias Vina.

Uruguajani, përveç këtyre ka edhe aftësi të mira në sulm dhe shpesh e çon sulmin deri në pjesën e fundit të fushës.

Një profil ky, që me siguri do t’i bënte shumë punë Milanit pas ikjes së Ricardo Rodriguez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu