“Milani u dominua keq, nuk e di ku e patë lojën” Costacurta nuk kursehet pas ndeshjes. “Sot për sot…”

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësi i Milanit, komentoi në Sky Sport humbjen e kuqezinjve kundër Liverpool.

Ndeshja përfundoi 3 me 2 në favor të anglezëve:

“Nuk e pashë gjithë këtë ndeshje të mirë të Milanit. Mendoj se u dominua dhe ishte nën presion për shtatëdhjetë e pesë minuta, pavarësisht dhjetë minutave të shkëlqyera në pjesën e parë.

Në keto nivele ndodh qe vjen nje pikë ku mund të humbesh qartësinë dhe është e lehtë të bësh gabime.

Unë besoj se fitorja e Liverpoolit është e merituar dhe mendoj se ata merituan edhe një gol tjeter shtesë.

Sipas mendimit tim Liverpooli është shumë më i fortë se Milani. Ka vend për të zvogëluar këtë hendek, por mendoj se është akoma shumë i gjerë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu