“Milani tani është një realitet, por që ende ka kufi! Dolën nga befasia”

Në editorialin e tij në faqet e Corriere della Sera, gazetari i njohur Mario Sconcerti bëri një analizë të Milanit të Stefano Piolit, që ka arritur 31 pikë në 13 javë kampionat, pra më shumë se sa dy pikë për ndeshje.

“Është dita në të cilën Milanit duhet t’i jepet merita që është një ekip i shkëlqyeshëm. Nëse dëshironi, ne mund të ndalemi këtu dhe të ndjekim qerren e fituesit…

Nëse duam të shtojmë diçka në lidhje me futbollin, duhet të bëhen disa vëzhgime. E para është që Sassuolo nuk është më ai i fillim sezonit prej disa kohësh.

Pa Caputo humbi golin, ka shënuar vetëm 5 herë në aksion në shtatë ndeshje duke bërë 9 pikë nga 21.

Tjetra është se rëndësia e Kjaer dhe Ibrahimovic është e plotë, por nëse Kjaer është në një dëmtim normal, Ibrahimovic është në një rënie e vazhdueshme.

Ai ka luajtur gjashtë nga 13 ndeshje, rreth njëzet në vit.

Milani gjithmonë ka shënuar të paktën 2 gola për ndeshje, ata mund të jenë perfekt edhe pa të.

Por ekipi ndryshon dhe nuk është e qartë nëse mjafton. Nga dhjetë golat e shënuar në 5 ndeshjet e fundit vetëm dy u shënuan nga sulmuesit, ndërsa me Ibra llogaria ishte ndryshe.

Me Sassuolo të paktën Saelemaekers është kthyer, i cili është pika e referencës së Milanit. Lëndimi i tij i vogël ka hequr ekuilibrin, nuk është rastësi që kanë arritur dy barazime.

Milani në thelb doli nga befasia, u bënë me peshë. Një ekip i shkëlqyeshëm, por me kufijtë e tij, për tu matur me ata të të tjerëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu