“Milani super, por me 16 penallti…” Bonolis ngacmon, Pellgatti i mbyll gojën në Tiki Taka

Gazetari i njohur i Milanit, Carlo Pellegatti, i ftuar në “Tiki Taka”, programi sportiv në Mediaset, ka pasur një fërkim me Paolo Bonolis, tifozin e Interit…

Ky i fundit i ngacmuar për kuqezinjtë tha se “janë një ekip i  madh dhe po bëjnë një kampionat të madh por me 16 penallti edhe Lazio do të ishte aty!”

Pellegatti ia ka kthyer duke përfituar nga prania e një ish-arbitri në studio (Bergonzi): “Nuk mund të thuash ashtu sepse vetëm një penallti ka qenë e gabuar, të tjerat janë të gjitha të merituara.

Dhe fakti që këto ndeshjet e fundit nuk kemi luajtur shumë mirë në sulm ka prodhuar më pak raste ose episode penalltie. Pra e konfirmon tezën se kur luajmë të gjithë përpara bëhet e vështirë”.

Më pas, në lidhje me rinovimin e Ibrahimovic, Pellegatti nuk ka dyshime: “Do të qëndrojë! Milani e do, Ibra do Milanin. Do të gjendet një akord”.

Por, akordi sduket edhe aq i lehtë. Në fakt, shifrat e reja pritet të jenë 4-5 mln euro për të rinovuar. Tani topi i përket Zlatanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu