“Ne jemi pronarët e AC Milan”. Fjalë nga Fondi Elliott.
Ndërhyrja e drejtpërdrejtë për çështjen e pronësisë së kuqezinjve arrin – përsëri në qendër të vëmendjes në ditët e fundit për hetimin e emisionit “Report” dhe artikujt nga “Il Corriere della Sera” dhe “Il Sole 24 Ore” – nga një zëdhënës i fondit për prestigjozen ANSA.

Zëri i Elliott, Fondi i Paul Singer, konfirmon se ky i fundit zotëronr klubin milanez: “Elliott Associates, LP dhe Elliott International, LP, së bashku kanë kontroll të plotë të shoqërisë mbajtëse, së cilës i përket AC Milan. Elliott kontrollon 96% të klubit, ndërsa pjesa e mbetur është e partnerëve tanë”.

E ARDHMJA – Zëdhënësi i Elliot vazhdon të flasë për planet e fondit: “Elliott është plotësisht i përkushtuar për ta sjellë AC Milan përsëri në majën e futbollit Evropian, duke shfrytëzuar parimet e stabilitetit financiar dhe mbikëqyrjen e duhur, tashmë të vendosur.
Elliott financoi rrugën i ringjitjes së AC Milan në vitet e fundit, me mbi 600 milion euro të investuara në klub.
Elliott është zotuar gjithashtu të marrë pjesë në një investim privat prej 1.2 miliardë euro për ndërtimin e një stadiumi të ri të nivelit të lartë për qytetin e Milanos dhe një rreth novator shumëfunksional, i cili së bashku do të kontribuojë në transformimin e vazhdueshëm të AC Milan, duke ofruar jo vetëm një pikë referimi ikonike për qytetin, por edhe një projekt përsosmërie për futbollin italian”.