Milani ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Vicenza, sërish me Castillejo, që ka shfrytëzuar një pasim të bukur nga Theo Hernandez.
Spanjolli e kishte të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë. Milani që luan lirshëm dhe e kthen në “stërvitje” miqësoren ndaj Vicenza, duke qenë se është dhe vapë në Milanello.
Vicenza nuk ka rrezikuar aspak portën e Donnarumma. Ndërkohë, po luan mjaft mirë sidomos Daniel Maldini.