Milani, sondazh për shqiptarin! Vlerësimi nuk bind

Ditët e fundit, një tjetër emër u shfaq per kabinen e fantazise te Milani. Po flasim për Xherdan Shaqiri, anësori i djathtë i Liverpoolit.

Futbollisti shqiptar po largohet nga të Kuqtë; ai vetë do të kishte kërkuar dhe siguruar që të shitej, duke pasur parasysh aktivizimin shumë të rrallë në fushë. Shaqiri nuk është pjesë e planeve teknike të Jurgen Klopp dhe kontrata e tij që skadon në 2022 do të lehtësonte largimin…

Siç thamë, lojtari ka perfunduar ne shenjester te Milanit. Lajmi u lançua vetëm dje nga Corriere dello Sport.

Menaxhmenti i Rossonerëve tashmë ka dëgjuar agjentin e Shaqirit, i cili mund të përfaqësojë për Stefano Piolin një lojtar universal dhe polivalent si fantazist dhe si sulmues krahu i djathte. Kujdes, megjithatë, konkurrencen me Lazio. CorSport i jep bardhekalterit edhe me te interesuar.

Siç raporton Sky Sports England, Liverpool ka vendosur çmimin për shitjen e Xherdan Shaqirit. Mund të largohet për më pak se 15 milionë euro. Transmetuesi anglez shton se sondazhet e dy klubeve spanjolle, Villareal dhe Sevilla, kanë arritur tashmë.

Kuqezinjtë bëjnë një sondazh i thjeshtë, duke pasur parasysh se Maldini dhe Massara duket se kanë një sy te Josip Ilicic nga Atalanta për të njëjtin rol të dyfishtë.

Një marrëveshje, ajo për sllovenin, e cila mund të zhbllokohet në gjysmën e dytë të gushtit, kur kushtet për negociatat do të jenë më të buta dhe më të lehta për t’u përfunduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu