I ishte afruar edhe Milanit, por Oscar Rodriguez do të vazhdojë karrieren e tij te Seviglia.
Pak më parë është shpallur zyrtarisht kalimi në skuadren fituese të Europa League 2019/2020.
22 vjeçari mesfushor sulmues, me dy sezone në huazim në Leganes, ka lënë Real Madridin dhe ka firmosur një kontratë pesë vjeçare me klubin andaluzian.
Një përforcim i rëndësishëm për Julen Lopetegui, që sheh në Oscar Rodriguez një lojtar të aftë të luajë në shumë role: trekuartist, sulmues i jashtëm dhe mesfushor në rast nevoje.
Në javët e fundit edhe Milani dukej në punë për të, por në pas Maldini ka preferuar të shpejtojë për një tjetër talent të ri në forcë të Real Madridit: Brahim Diaz.
Drejtori teknik kuqezi po negocion mbi formulen dhe shifrat e operacionit.
Përsa i përket shifrave të transferimit të Oscar Rodriguez në Siviglia, vlera e plotë e operacionit duhet të jetë rreth 15 milionë euro (bonuset e përfshira) dhe me një përqindje mbi rishitjen e ardhshme në favor të Real Madridit.