Milani shfaqi interes, Drejtori sportiv: Nuk ka kuptim që Miloti te rrije me gjatë te Werderi

E ardhmja e Milot Rashicës vazhdon të jetë e paqartë, pasi ende nuk është konfirmuar largimi i tij nga Werder Bremen.

Sulmuesi kosovar ka vendosur që të largohet nga klubi gjerman dhe interesimi për të nuk mungon nga disa skuadra.

Ne mesin e tyre eshte edhe Milani, qe e di si perforcim per sezonin e ri.

Kujtojme qe lajmet me pare kane raportuar se agjenti i lojtarit Altin Lala, kishte udhetuar edhe ne Milano per takim.

Interes per lojtarin ka shfaqur edhe RB Leipzig.

Megjithatë dy klubet nuk po merren vesh për çmimin, me Leipzig që ka ofruar 15 milionë euro plus tre të tjera në formë bonusesh, teksa Werder kërkon 25 milionë.

Por drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann ka thënë se nuk ka kuptim që Rashica të prese më shumë.

“Patjetër që ka skuadra të tjera të interesuara për Milotin dhe kjo është arsyeja që ai nuk do të luaj edicionin e ri me Werderin”.

Në anën tjetër ditë më parë mediat gjermane raportuan se Rashica po kërkon transferimin te Aston Villa, pasi nuk po ka durim të pres më shumë Leipzigun.

Werder është e detyruar ta shese kosovarin, pasi do të paguajë dy transferimet Leonardo Bittencurt dhe Omer Toprak që i kishte si huazime me detyrim blerje.

Në Gjermani raportohet se e ardhmja e Rashicës do të vendoset para muajit shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu