Në Angli nxjerrin edhe Milanin në gjurmët e Joshua King.
Është Daily Mail që thotë se klubi kuqezi është i interesuar për lojtarin.
Sulmuesi norvegjez 28 vjeçarë luan në Bournemouth, zhvendosur në Premier Leage-n e fundit.

Kontributi i tij në sezonin 2019/2020 ka qenë: 6 gola dhe 4 asiste në 26 prezenca të koleksiouara në kampionat.
Nuk dëshiron të zbresë në Championship dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Nuk mungojnë mundësitë për King-un.
Përveç Milanit, Daily Mail bën emrat e klubeve të tjerë që kanë vënë në shënjestër futbollistin: Lazio, Roma dhe PSG jashtë Anglie.
Në Premier League janë plot 10 klube që po vlerësojnë blerjen e tij, mes këtyre Neëcastle United dhe Everton.

Në merkaton e janarit ka qenë përpara Manchester United, por marrëveshja nuk u konkretizua.
Pavarësisht rënies në Championship dhe një kontratë që skadon në qershor 2021, Bournemouth-i ka fiksuar një çmim të lartë për King: 25 milionë sterlina.

Një shifër e tepërt, por të cilës ndonjë skuadër në Premier League mund t’i afrohet.
Kemi parë disa herë në Angli operacione të brendshme me çmime shumë të larta.
Shume e larte kjo per Milanin por te shohim se çdo te ndodhe ne vazhdim.
