Milani, Scudetto, Ibrahimovic dhe rinovimi. Donnarumma tregon gjithçka!

“Do të jetë një emocion i shkëlqyeshëm, ka kaluar shumë kohë që nuk kemi kemi parë një derbi me këtë renditje”. i intervistuar nga Sky Sport, Gigio Donnarumma ka prekur disa tema, mes tyre derbi, momenti i Milanit por në fund edhe rinovimi.

“Të gjithë jemi entuziastë dhe të vetëdijshëm, do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të madhe për t’u përpjekur të marrim fitoren. Nëse mbyll sytë shpresoj që Ibra ta vendos këtë ndeshje”.

Momenti i Milanit: “Pas bllokimit, pas ndeshjes kundër Juve, ne e kuptuam se mund të bënim një kthesë dhe gjithçka filloi nga atje. Aspekti kryesor është që duhet të vazhdojmë të punojmë sepse nuk kemi bërë asgjë akoma , ka ende shumë për të bërë dhe shpresojmë të vazhdojmë të argëtohemi”.

Momenti i tij: “Nëse është momenti më i mirë në karrierën time? Pas Superkupës kundër Juve, po. Ky ishte një moment i pabesueshëm, trofeu i parë me Milanin, i paharrueshëm. Por ky është një nga momentet më të mira”.

Për Milanin aktual: “Ne sigurisht që jemi më shumë një ekip. Unë nuk e di nëse Milani është më i forti, por tani ne jemi më shumë një ekip, jemi mirë së bashku, argëtohemi dhe jemi një grup i shkëlqyeshëm. Mendoj se kjo është gjëja themelore për të synuar lart”

Scudetto: “Milani mund të luftojë për Scudetto, por nuk duhet të kënaqemi. Qëllimi ynë është Champions League, por ne do t’i bëjmë llogaritjet në fund”.

Për Ligën e Kampionëve: “Një ëndërr ta luash, të kthehesh atje do të thoshte ta çosh Milanin atje ku e meriton”.

Në lidhje me Ibrën: “Ibra është një kampion, ai kurrë nuk dorëzohet, i ndihmon të gjithë.

Është i pari që vjen në stërvitje dhe i fundit që largohet. Ai është një shembull për të gjithë, po na jep një dorë të mrekullueshme”

Për rritjen e tij: “Ndonjëherë kam gabuar në qëndrimet në fushë, por është pjesë e përvojës, isha ende fëmijë. Tani jam shumë më i pjekur, përmirësohem lojë pas loje. Sa më shumë që rritesh, aq më shumë piqesh dhe mendoj se jam në rrugën e duhur ”.

Për rinovimin: “Si ta jetoj këtë fazë? Në mënyrë paqësore, pasi kam jetuar gjithmonë vitet këtu në Milano. Jam i qetë, gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time dhe gjithmonë t’u jap një dorë shokëve të mi të skuadrës, duke stërvitur 100% dhe duke dhënë gjithçka për këtë bluzë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu