“Milani rrit presionin!” Corriere di Verona zbulon ofertën për sulmuesin

Sipas Corriere di Verona, në artikullin e gazetës këtë mëngjes, presioni i Milanit për Mattia Zaçagni  është rritur shumë këto 24 orët e fundit dhe objektivi kuqezi është që mesfushori sulmues të kërkojë shitjen.

Ka ende distancë midis Djallit dhe Verona, por një përshpejtim në orët e ardhshme nuk përjashtohet.

Klubi venecian do të donte të fitonte para nga shitja e sulmuesit, ndërsa Milani do të donte të përfshinte një futbollist në negociata (po flasim për Andrea Conti ose Mattia Caldara).

Çmimi i Zaçagni, i cili vazhdon të jetë shënjestra e Napolit dhe Lazios gjithashtu, luhatet midis 12 dhe 15 milion eurove.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu