Milani refuzon ish-sulmuesin e Juventusit! Fokusi mbeten rinovimet dhe… Milenkovic!

Te Milani ka kënaqësi për merkaton që sapo ka përfunduar, gjithashtu për themelet e hedhura në lidhje me rinovimet e Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu: në janar do të vazhdohet të investohet për të përmirësuar skuadrën!

Pa u fokusuar gjithsesi në tregun e transferimeve të lira, përfshirë emrin e Mario Mandzukic, që  nuk konsiderohet interesant për qëllimet që ka vendosur klubi.

Përkundrazi, të gjitha objektivat e vendosura në merkato janë arritur, me përjashtim të vogël të mbrojtësit qendror: në rolin që menaxherët kanë bërë vlerësime teknike dhe ekonomike, duke preferuar, sidoqoftë, t’u besojnë atyre në skuadër.

Në fakt, në janar mund të ketë një tjetër sulm për Nikola Milenkovic të Fiorentinas, duke qenë se nëse serbi nuk rinovon si edhe drejtori sportiv vjollcë Prade ka pranuar, mund të jetë në shitje për një shifër jo më 40 mln euro por shumë më pak, pasi do të afrohet pak nga pak te skadimi i kontratës në vitin 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu