Milani refuzoi 12 mln euro për Daniel Maldini! Prapaskena

Milani bëri një zgjedhje të caktuar: synimi i vazhdimësisë me projektin e ri, pra futbollistët që do të rriten. Mes tyre, edhe Daniel Maldini dhe Lorenzo Colombo.

Si për njërin, ashtu edhe për tjetrin, klubi kuqezi nuk deshi të dëgjonte oferta, edhe pse erdhën me shumicë nga disa skuadra të Serie B, por dhe ndonjë ekip i Serie A.

Sipas asaj që shkruan Fabrizio Romano në “Calciomercato.com”, në fakt, për Daniel Maldinin u refuzuan edhe 12 mln euro për kartonin, ashtu sikurse edhe formula e huazimit (Spezia ishte ekipi i Serie A).

Pioli i beson dy djemve dhe është i bindur që me kalimin e sezonit do të rriten dhe tregojnë vlerat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu